• |
ide | kryesore

Ndeshje me tifozë në Itali: protokolli për hapjen e stadiumeve është gati

-Instant, Sport



Klubet e Serie A, të mbledhur në Asamble, kanë përsëritur “nevojën për të favorizuar sa më shpejt, në respekt të plotë të kushteve të sigurisë, rihapjen parciale të stadiumeve me publik”. Lajmi është publikuar përmes një komunikate për shtyp të Lega Serie A.

“Në lidhje me këtë, është në fazë finalizimi një protokoll i artikulluar që do ti dërgohet në orët e ardhshme Presidentit të Figc Gabriele Gravina në mënyrë që mund ta përdorë në pyetsorët me institucionet kompetente qeveritare – vazhdon komunikata – Lega Serie A, edhe në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, hedh idenë që ti lejohet secilës shoqëri, sipas specifikave të cdo realiteti e impianti, mundësia për të hapur stadiumet e tyre për një numër të limituar tifozësh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *