• |
ide | kryesore

Nis zbrazja e Sanatoriumit dhe kthimi në Covid 2

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas situatës teje të rënduar në Spitalin Infektiv, ditën e sotme kanë nisur përgatitje urgjente për të rikthyer spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet si Sanatoriumi në ‘COVID 2’ dhe në shërbim total të situatës me virusin.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur zbrazja e këtij spitali dhe pacientët e shtruar aty për sëmundje të ndryshme po trasferohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e ‘COVID 3’.


 Një vendim i tillë erdhi si pasojë e numrit të lartë të të shtruarve në Spitalin Infektiv, aktualisht i vetmi spital ku trajtohen pacientët me koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për ditën e sotme te Infektivi gjendet të shtruar 85 pacientë me Covid-19, nga 120 shtretër në total.

3 Comments

  1. Kjo do ndodhte ,Kryeepidemiologu tani po behet kryeinxhinier rrugesh dhe virusi nuk ka frike te shetise.Ja ka kaluar Berishes qofte ne regji qofte ne skenar por sido.os ne keshilla teknike ku ja kalon dhe babait te tij shpirteror Enver Hoxhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu