• |
ide | kryesore

Juventus merr frymë: përjashtohen lëndimet muskulare për Bentancur e Chiellini

-Instant, Sport



Në mbrëmjen e cuditshme në Reggio Emilia gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, se vetëm barazimi 3-3 kundër Sassuolo. Në fakt, më shumë edhe se vetë ndeshja e tretë pa fitore e bardhezinjve, teknikun Maurizio Sarri e mbante në ankth gjendja fizike e dy lojtarëve Rodrigo Bentancur e Giorgio Chiellini.

Juventus ka rinisur menjëherë stërvitjen sot, në prag të sfidës së të hënës së ardhshme në Allianz Stadium kundër Lazios dhe lajmi i mirë erdhi nga infermieria. Bentancur e Chiellini, që dolën me probleme nga Mapei Stadium, i janë nënshtruar këtë mëngjes kontrolleve në J Medical, ku radiologjia ka treguar se “është e përjashtuar lëndimi muskular. Gjendja e tyre do të vlerësohet ditë pas dite”, bën të ditur klubi bardhezi.

I shqetësuar ka qenë Sarri: “Dukej se ishte mirë, pastaj pas pak castesh iu ngurtësua pulpa. Kërkoi ndërrim pas 20 minutash, pastaj duroi deri në pushim. Ndoshta duhej pritur edhe pak për ta hedhur në fushë, por pa Bonucci na duhej një lojtar me eksperiencë prapa”. Nesër skuadra është pushim: rikthehet në fushë për stërvitjen e programuar për të shtunën pasdite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *