• |
ide | kryesore

Premtimi i pambajtur i Vettel: “E luftova Hamilton për ti bërë një nder Schumacher”

-Instant, Sport



“Duke hedhur sytë pas, objektivi ynë, objektivi im, ishte të fitonim kampionatin e nuk e kemi arritur. Në këtë drejtim kemi dështuar, por kemi patur sidoqoftë vite të bukura për të cilat nuk kam keqardhje”. Eshtë një Sebastian Vettel me zemër të hapur ai që pak muaj nga lamtumira nga Ferrari, tregon eksperiencën e tij tek Kokëkuqja. I ardhur në Maranello në 2015, piloti gjerman nuk arriti as ibjektivin dytësor: “Doja të ngadalësoja sukseset e Hamilton”.

Pas 5 vitesh, ku janë regjistruar 54 podiume e titulli i nënkampionit për dy sezone radhazi, ka ardhur tashmë në fund aventura e Vettel në drejtimin e Ferrari. Piloti kryesor i skuaderisë italiane deri në mbërritjen e Charles Leclerc, gjermani i kishte objektivët të qartë, por dicka shkoi në drejtimin e gabuar: “Besoj se jam i pjekur mjaftueshëm për ta kuptuar cfarë, të gjej arsyet e mia e të vazhdoj përpara. Kjo është e vërteta. Ferrari ka qenë gjithnjë ëndërra ime. Nuk do thosha se i kisha bërë lavazh trurit, por kam qenë gjithnjë i inspiruar që nga fëmijëria nga Schumacher. Është një markë tërheqëse”.

Katër herë kampioni i botës ka rrëfyer pastaj objektivin dytësor që kishte fiksuar për eksperiencën tek Ferrari: “Shpresoja ti hiqja ndonjë titull Hamilton kështu rekordi i Michael të zgjaste ca më shumë. Tani fatkeqësisht nuk mundemi më ta ndalojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *