• |
ide | kryesore

Kardiokirurgu shqiptar tregon zbulimin e fundit: Pse qumështi i gjirit mban larg covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku i njohur kardiokirurg, prof. Edvin Prifti ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë. Sipas Priftit shkencëtarët në Romë janë një hap drejt trajtimit të COVID-19.

Ai thotë se kanë zbuluar një proteinë që gjendet në qumështin e nënës dhe shkatërron ARN-në virale duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut.

Postimi i plotë

Universiteti i La Sapiencës dhe i Tor Vergatës në Romë, demonstrojnë një hap drejt trajtimit të Covid19. Shkencëtarët kanë zbuluar që LAKTOFERRINA mund të jetë çelësi i trajtimit të Covid19. Kjo është një proteine e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohen shumë më pak. Laktoferrina gjendet me shumicë në kulloshtrën e nënës.

Përveç shumë efekteve mbrojtëse që ka, ajo shkatërron ARN virale dhe nuk lejon transkriptimin e saj, duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut. Një lajm i mirë mbase për tërë njerëzimin dhe një lajm i mire qe zbulimi vjen nga universiteti i La Sapiences ne Italinë fqinje. Kjo me jep kënaqeshin dyfish se është universiteti ku mora një pjese te rëndësishmesh te edukimit tim.

Ky është një tregues qe kura do te gjendet patjetër. Gjithë energjitë e njerëzimit janë fokusuar ne këtë. E rëndësishmesh është qe kjo sëmundje do na mësoje shume. Do na tregoje se kush punon realisht për njerëzimin dhe kush jo! Do tregoje se akademizmi kapitalist i cili nuk nxit kërkimin shkencor ne funksion te njerëzimit por vetëm te tregut dhe pushtetit duhet te marre fund njëherë e mire. Mendoj qe covid19 do te vere piketa te reja për njerëzimin kudo ku ai është. Prandaj edhe reagimi nuk duhet te jete vetëm shkencor por edhe qytetar, moral dhe ligjor.

Italia fqinje, universitetet e se cilës po mbrojnë me ngulm thërrmijat e akademizmit puritan dhe atij klasik po i jep leksione gjithë botes mbi te rejat shkencore për trajtimin e Covid19 duke filluar qe nga Tocilizumab qe ishte gjetje e një mjeku nga Napoli, ozonoterapia, dhe tashme laktoferrina. Ky kërkim shkencor i këtij niveli, me financime nga me te reduktuarit ne Evrope, janë arritje te punës vetëmohuese ne shërbim te njerëzimit te këtij populli qe i ka dhëne aq shume këtij planeti. Një shembull për te gjithë ne.



3 Comments

  1. Ja myti kot edhe ky..Laktoferrina eshte zbuluar qe ne 1939 nga Sorensen, bile eshte perdorur edhe kunder HIV me rezultatet e nje mjekimi omeopatik, pra thuajse asgje..sikurse Tocilizumab te cilen Agjensia Evropiane e Medikamenteve qe kreu testin e quajti pa asnje efekt, sikurse po te lexoni tek faqja e qeverise italiane per ozonoterapine, thote qarte qe eshte budallallek..Meqe erdhi fjala, kjo proteine eshte prezente me shume ne qumeshtin e lopes..Ca here bejne mire qe te mbyllin gojen keta “doktorret mantelbardhe” se keshilla e vetme qe japin eshte “lani duart

  2. Edvin Prifti nga kardiokirurg filloi ne fillim si bastexh duke kembengulur ne teorit me spiune dhe agjente 007, pastaj u be si imunolog pastaj epidemilog, tani gjenetist e vk cti dale para. Vaj me det cna ka gjetur me keto mjeke te superdesheruar per te dale neper media me ne krye Piperon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *