• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo hyn në histori: dygolëshi ‘fik’ Lazion, barazon Immobilen dhe vë duart mbi titull

-Instant, F1, Sport, Video



Përsëri në krye. Cristiano Ronaldo kundër Lazio shënon penalltinë perfekte dyfishon me një gol të lehtë (godet edhe traversën me kokë). Dy gola që hipotekojnë praktikisht titullin e që barazojnë 30 rrjeta me 30 ndeshje të luajtura në këtë kampionat, kryegolashënues bashkë me Ciro Immobile, që në Torino limiton dëmet me penalltinë e realizuar 8 minuta nga fundi.

Por ka një rekord të rëndësishëm që CR7 theu këtë mbrëmje: portugezi është i pari lojtar në histori që shënon të paktën 50 gola në Serie A (ishte 49), Liga (311) e Premier League (84), ndër kampinatet më të rëndësishme e të vështirë në botë. Numrat vlejnë vetëm për të dëshmuar se si ky lojtar mund të bëjë diferencën kudo të shkojë.

Mbetet vetëm hapi i fundit e do të vijë sërisht titulli. Juventus kaloi një pengesë të madhe dhe e bën me njeriun e tij të kopertinës, atë Cristiano Ronaldo që me dygolëshin e tij u ngjit në 30 gola në kampionat, duke e lidhur figurën e tij në mënyrë të pazgjidhshme me titullin e nëntë radhazi të bardhezinjve. 90 minuta në të cilën dy skuadrat treguan përsëri limitet e momentit, fizike e mentale, por që premiuan kthjelltësinë më të madhe të Juventus në momentet vendimtare të sfidës. Gabimet e Bastos e Luiz Felipe i dhuruan Cristiano Ronaldo dy gola të tjerë për ti shtuar në koleksionin personal, ndërsa Immobile u përgjigj në fund me golin e 30 në kampionat. Për barazi total, edhe nga një shtyllë e goditur prej tyre në këtë sfidë brenda sfidës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *