• |
ide | kryesore

Aktori i “Friends”: Supozohet të ndodhë diçka në gusht

-Instant, Paparazzi, Slider



Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.
Në shkurt të këtij viti, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj.
Mirëpo, emergjenca Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë. Teksa të gjithë po qëndronim në pritje, producenti Kevin Bright ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e serialit.
Për shkak të pamundësisë për t’u bashkuar më herët, “Friends” do t’i kemi bashkë në Ditën e Falenderimeve (Thanksgiving Day) në SHBA, më 26 nëntor.

Por, aktori në rolin e “Ross” ka dhënë një lajm të mirë për adhuruesit e serialit.
“Friends” mund ta shohim më herët pasi xhirimet do të nisin në gusht.
“Supozohet të ndodhë diçka në gusht, në mes të gushtit ndoshta”, tha ai për Fallon. “Sinqerisht, ne do të presim dhe do të shohim si do shkojë gjithçka për një javë ose dy, në mënyrë që të vendosim a është vërtet i sigurt vazhdimi i punës. Në të kundërt, do të presim derisa të jetë i sigurt.”
Gjithashtu aktori tregoi se po shpresojnë të performojnë me audiencë live, por në këtë periudhë pandemie kjo është e rrezikshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *