• |
ide | kryesore

Analiza/ Dështimi i qeverisë përballë pandemisë dhe mundësia e rikthimit në karantinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka shruar pyetjen “a do te kemi serish karantinë?” në një koment të gjatë në faqen e tij në Facebook.

Duke analizuar 3 komponentët, testet pozitve, rastet ditore dhe vdekjet ditore, ai thekson se kufizimet rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%, pra 1 në 4 persona të testuar rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.

“Kufizimet u hoqën në kushtet kur numri mesatar i rasteve ishte 13 në ditë, ai i vdekjeve 0.4 në ditë dhe përqindja e personave që testonin pozitivë ishte më pak se 8%.

Rikthehen në kushtet kur numri mesatar i rasteve është rritur mbi 6 herë, ai i vdekjeve mbi 8 herë dhe përqindja e personave që testojnë pozitivë ka arritur 25%, pra një në katër persona të testuar rezulton pozitiv për SARS-CoV-2.

Fillimisht u mbyllën pishinat, tashmë baret dhe muzika dhe nuk do të jetë çudi sikur dita e re të sjellë një kufizim të ri” shkruan Dasho që më pas i përgjigjet pyetjes se si u arrit në këtë pikë?

“Tashmë çdokush e ka kuptuar se mungon strategjia për menaxhimin e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi epideminë.

Trinomi Testo-Gjurmo-Trajto nuk funksionon duke filluar nga elementi i parë – testimi. Shqipëria vazhdon të jetë vendi i fundit në Europë nga numri i testimeve, duke patur ditë të caktuara kur numri i tyre ka qenë më i ulët se ditët e majit (267 teste tamponi të kryera në 19 korrik).

Komponenti parandalues ka dështuar në spitale, administratë dhe biznese dhe pasi epidemia u “maturua” në këto vatra (sipas OBSH-së), ka arritur në transmetim komunitar (sipas Komitetit të Ekspertëve).

Autoritetet shëndetësore kanë përballë një publik i cili ka humbur besimin dhe e ndjen veten të tradhtuar. Publiku e kuptoi se sakrifikoi dy muaj e gjysmë karantinë për të fituar më pak se dy muaj liri.
Biznesi është në kaos, sidomos ajo pjesë e biznesit të lulëzon gjatë verës dhe siguron gati një të pestën e GDP-së – turizmi.

Sot turizmi nuk është luks. Ai është relaks për shëndetin mendor dhe mundësi për të përmirësuar shëndetin fizik dhe social aq të dëmtuar gjatë karantinës.

Më shumë se katër muaj kanë kaluar nga diagnostikimi i rastit të parë me covid në Shqipëri dhe vendi e gjen veten të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe në prag të ashpërsimit të masave kufizuese brenda vendit.

Nga tre treguesit e përcaktuar nga ministria e shëndetësisë dhe komiteti i ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar – mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84.

Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë – numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25.

Sipas Komitetit të Ekspertëve mjaftonte të plotësohej një nga këto kushte për t’ju rikthyer kufizimeve. me këto tendenca që shohim sot, për pak ditë mund të plotësohen jo një por të tre kushtet e alarmit.

Sot shqiptarët e kanë kuptuar se “vizioni” i autoriteteve shëndetësore për të kontrolluar covid-in arrin deri tek karantina. komiteti i ekspertëve është treguar thellësisht i paaftë të ndërmarrë masa inteligjente dhe strategjike!

Pyetja e natyrshme që kanë gjithë shqiptarët për autoritetet shëndetësore dhe komitetin e ekspertëve është: A do të hyjmë sërish në karantinë?!” – shkruan Dasho. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ”’ mungon strategjia për menaxhimin e situatës dhe autoritetet shëndetësore e kanë humbur kontrollin mbi epideminë”’

    Kjo eshte fraza qe i pelqen me shume ketyre te Lapsit.
    Por mos harrojme sic jep ky mendimin e tij kundra autoriteteve shendetsore, do gjesh dhe nja 10 mjek te tjere te cilet do te thone te kunderten.

    Kjo eshte gazetari driteshkurter. Ai tha keshtu ne Facebook, Ky tha keshtu ne Tweeter, duke perplasur profesjonistet e fushes nuk te con shume largo o Lapsi..

    1. O palle di do ta luftosh epidemine nese nuk di sa te semure ke. Italia ben 60 mije teste ne dite per te zbuluar 120 raste. Keta bejne 300 dhe gjejne 100. Je ne metro? Ne 6 muaj kane bere 30 mije teste. As sa ishujt Far Oer qe kane vetem 60 mije banore.

      1. mos e sulmo kot ate mavrine siper , keshtu i ka thene partia te shkruaj , keshtu shkruan, kaq di , sufllaqexhi hesapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *