• |
ide | kryesore

Eduart Grishaj shuan disa kuriozitete nga jeta personale

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori Eduart Grishaj do të bëhet baba për herë të parë me partneren Arbana Osmani. Moderatorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe thuhet se në jetë do të vijë një djalë, pavarësisht se çifti nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit. Arbana ka zgjedhur ta mbajë private këtë eksperiencë kaq të bukur, mirëpo në rrjete sociale tregon herë pas here ndonjë informacion të vogël për shtatzëninë. Jo vetëm Arbana por edhe Eduarti na ka shuar disa kuriozitete për fëmijën që do të vijë në jetë.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale. Regjisori rrëfeu se megjithëse nuk e di kur do ta bëjnë dasmën, e ka të qartë vendin ku do të mbahet.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura.”- tregoi ai.

Gjithashtu, Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë!

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar.”- ka thënë regjisori.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *