• |
ide | kryesore

Ish banorja e Big Brother i jep fund beqarisë në kohë pandemie

-Instant, F1, Paparazzi



Një pjesë e mirë e publikut që e kanë ndjekur reality show-n Big Brother, me siguri, e kujton Gerta Shinon, një prej vajzave çapkëne që nuk kaloi pa vëmendje nga edicioni i 9-të i këtij spektakli. Pavarësisht kushteve dhe rrethanave të vendosur nga pandemia, Gerta dhe partneri i saj, Florent Avdullahi, kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Lajmin e ka bërë publik vetë Gerta, së bashku me një foto me partnerin në Instagramin e saj: “Hodhëm hapin në botën e të martuarëve. E martuar me dashurinë e jetës dhe s’mund të isha më e lumtur”,- shkruan ajo në llogarinë e saj duke lajmëruar kështu të gjithë ndjekësit për këtë hap të bukur në jetën e saj. Gerta, prej vitesh, përmes kanalit të saj në YouTube, ndan me fansat momente nga jeta e përditshme, por jep edhe këshilla të ndryshme për stilin e jetës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *