• |
ide | kryesore

Jashtë Europës nga traversa e pasaktësia: Skënderbeu nuk shkon më shumë se 0-0 me Kukësin

-Instant, F1, Sport, Video



Në fund, verdikti i fushës duhet pranuar me Kukësin që shkon në 62 pikë, por pa entuziazëm për një arritje që i rri ngushtë, ndërsa Skënderbeu mbetet dy pikë pas Teutës në vendin e pestë. Korcarët minimizojnë kështu plotësisht shanset për të hequr një vit dënim nga i Uefas, në pritje të shprehet Gjykata Federale.

Ritëm interesant dhe raste të panumërta nga të dyja skuadrat, por asnjë e përkthyer në gol. Ajo që humbet Gripshi në të 21, pas gabimit të Krasniqit, është në kufijtë e të pabesueshmes. Jashtë i vetëm me portierin, por nuk bën më mirë në krahun tjetër as Ethemi, që gjen të pakalueshëm Kolicin. Portieri është vendimtar dy herë në dy minuta, duke ndalur edhe devijimin e afërt të Shkurtajt, më tepër instiktivisht, por duke mbajtur në lojë të tijtë në momentin më të mirë të Kukësit.

Duket se është një garë mes sulmuesve kush humb rastin më të mire: në të 54 është Krasniqi që con dëm një assist perfekt të Gripshit brenda zones, ndërsa vetëm dy minuta më pas është Shkurtaj që koordinohet keq. Loja e hapur deri diku është zbavitëse, me skuadrat që janë zgjatur dhe lejojnë sulme e kundërsulme, që mund të kishin ndëshkuar Kukësin në të 74 minutë, kur Skënderbeu duhet të ndihet pafat pas konkluzionit të Bregut që u stampua në traversë i devijuar aq sa duhej nga Avdyli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *