• |
ide | kryesore

Kanye dhe Kim Kardashian, drejt divorcit

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian, të dy thuhet se e kanë konsideruar përfundimin e martesës së tyre javëve të fundit.

Reperi 43-vjeçar dhe 39-vjeçarja e serialit “Keeping Up With The Kardashians” kanë qenë në kërkim të një divorci edhe përpara se West ta bënte këtë të ditur përmes Twitterit ditëve të fundit dhe konfirmimit të Kimit se ai vuan nga çrregullimi bipolar, thuhet sipas burimeve të shumta pranë çiftit. Një burim i brendshëm pretendoi se një ‘divorc ishte në proces për disa javë’, dhe se  çifti kishin jetuar ndaras nga njëri-tjetri.Një burim i dytë tregoi se dëshira për t’i dhënë fund martesës së tyre ishte e ndërsjellë. “Ka pasur komunikim të mjaftueshëm, si në ditët e kaluara, ashtu edhe në javët e mëparshme, për të vërtetuar se të dy palët mendojnë se martesa ka mbaruar”, thanë ata. Përveç statusit në Twitter që reperi publikoi këto ditë, asnjëra palë nuk e ka komentuar rastin.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *