• |
ide | kryesore

Organizoi dasëm, gjobitet me 1 milion lekë administratori i lokalit në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë.

Mësohet se lokali në fshatin Shkallnur kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Sakaq, Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.



3 Comments

  1. Titull shkerdhat .
    Nuk u gjobit se organizoi dasem , por se nuk respektoi rregullat.
    Filloni tani ju gomere te pellisni se ky titulli per ju eshte.

  2. Kurse dje tek Prestigi ne golem hoteli I Hysenbelliut deri ne oren 2 te nates me haeng e fishekzjarre festohej nje ditlindje. Turp si gjithnje edhe tek lokalet punohet me diferenca

  3. Qe te gjobitesh ne raste te tilla duhet te jesh o fukara o i djathte.
    Dje Jane bere disa dasma ne durres, mesa duket kane goditur fukarain ne shkallnur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *