• |
ide | kryesore

Zbulohet parcela me kanabis në Maliq, arrestohet i riu dhe kryeplaku i fshatit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar nga Maliqi me iniciale F.K. është arrestuar nga policia për kultivim narkotikësh. Gjatë kontrolleve, u zbulua një sipërfaqje e mbjellë me kanabis në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, në njësinë administrative Moglicë. Gjithashtu u vu në pranga edhe kryeplaku i fshatit Gopesh, H.K. 49 vjeç, për “Shpërdortim detyre”.

Njoftimi i policisë

Maliq. Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Finalizohet operacioni i koduar “Dobërçani”. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Maliq, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar për kultivim të kanabisit. Në pranga dhe kryeplaku i fshatit për “Shpërdorim detyre”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2- mujor finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Dobërçani” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: • F. K., 29 vjeç banues në fshatin Gopesh. Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F. K., i cili dyshohet të jetë kultivuesi i tyre. Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *