• |
ide | kryesore

Brenda shtëpisë së Gigi Hadid

-Instant, Paparazzi, Slider



Gigi Hadid është gati në fund të pritjes së ëmbël, por kjo s’do të thotë që nuk ka mjaftueshëm fuqi apo durim për t’u marrë me rimodelimin e shtëpisë. Së fundmi, modelja ka ndryshuar dizajnin e shtëpisë së saj në New York dhe nga çfarë do të shihni në vazhdim, do të kuptoni se aty brenda është e gjithë bota e Gigi-it. Përmes disa fotove të postuara në Instagram, Gigi tregoi se gjithë vitin e shkuar dhe tani e ka kaluar duke dizenjuar dhe kuruar atë që sot do të jetë “cepi i ëndrrave”.

“Jam shumë e emocionuar që do të kalojë kohë nëpër këto cepa kaq të veçantë që janë bërë me ndihmën e krijuesëve të mi të preferuar, të cilët përqafuan idetë e mia dhe s’më morën për të çmendur.”

Xhiroja fillon në dhomën e ndenjes, ku vihen re kolltuqe me ngjyra pafund!

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

Të varur në mur ka art, shumë art dhe gjëra vintage!

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

Ju prezantojmë me kuzhinën!

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

…dhe kabinat e veçanta të pastave të bëra vetë! Imagjinoni ç’makarona do të haen brenda asaj shtëpie!

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

Një pamje e largët e dhomës së saj të veshjes.

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

Në shtëpinë e Hadid mbizotërojnë tapetet, ngjyrat dhe shkallët prej druri!

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

Merrni gjithë kohën tuaj për të shijuar banjën dhe faqen e murit brenda saj, të mbuluar nga kopertinat e Neë Yorker.

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

Nëse ka diçka që nuk mungon në shtëpinë e saj, janë detajet.

Brenda shtëpisë aspak të zakonshme të Gigi Hadid

S’mund të mos vini re stilolapsin gjigand të verdhë pranë derës së banjës dhe  gjithë çfarë shkruhet në mure. anabelmagazine



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *