• |
ide | kryesore

“Nëse fituat edhe me mua, jeni të fortë”: batuta e Sarrit pas titullit me Juven bën jehonë

-Instant, Sport



Duke braktisur menjëherë fushën në momentin e fërshëllimës finale, pa festuar me lojtarët e tij, Maurizio Sarri ka qenë ndër më të ekzaltuarit në dhomat e zhveshjes. Tekniku fillimisht u mbulua me shkumë rroje nga Cuadrado, pastaj hapi shampanjën. Eshtë titulli i tij i parë si trajner në Itali, ashtu si edhe i pari trofe në pankinën e Juventus, gjë që duke parë moshën e karrierën e tij e ka lejuar të bëjë batutën. “Nëse arritët të fitoni me mua, jeni vërtetë të fortë”, ka thënë tekniku me ironinë e tij toskane, para se ta konfirmojë edhe para gazetarëve.

Batuta ndoshta është bërë edhe për shkak të impaktit të tij të vështirë në Torino, për të kaluarën e tij napoletane: “Këtu duhet të hysh në majë të gishtave e pastaj të fillosh dalëngadalë të ndryshosh gjërat që për ty nuk shkojnë, nuk mund ta bësh menjëherë: sipas meje do të ishte pak inteligjente”.

Tekniku ka hequr edhe ndonjë gur nga këpuca: “Nuk e di nëse jam i nënvleftësuar, e di që trajnerë në aktivitet që kanë fituar në Itali e Europë ka pak. Shumë pak. Ajo që ka qenë konstante në këto 9 vjet është shoqëria. Kjo shoqëri të vë në kushte të fitosh, nga jashtë mund të duket një shoqëri e ftohtë, por në momentet e vështira të qendron pranë. Mendoj se ka shumë meritë të tyre në këtë radhë titujsh”.

Në fund, kreditet i ka dhënë për ata që pritej: “Cristiano e Dybala bëjnë diferencën, pjesa më e madhe e meritës për titullin kampion është e tyre. Ky sezon ishte i vështirë. Të fitosh është e vështirë në një skuadër që fiton prej shumë vitesh”, ka thënë tekiniku toskan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *