• |
ide | kryesore

Provokimi/ I njëjti kampion për 9 vjet: Italia hedh sytë nga play-off

-Instant, Sport



Hipoteza po ndërtohej gjatë periudhës së izolimit kur nuk ishte krijuar ende idea si do të përfundonte kampionati. Por edhe në emergjencë të plotë, hipoteza u përjashtua. Play-off e Serie A duken dy botë të destinuara të mos kryqëzohen kurrë. E megjithatë shumë preferojnë të përjetojnë një sezon më të luftuar e pa sigurinë e një finale të ditur. E jo vetëm mes tifozëve të skuadrave që nuk i kanë ngjyrat bardhezi në fanellë. Pas nëntë vitesh radhazi me të njëjtin klub kampion paralajmërohet nevoja për ta bërë kampionatin më të ekuilibruar.

Në SHBA nuk janë menduar gjatë. Në atdheun e mundësive nuk mund të ekzistonte idea se fitorja nuk mund të jetë një objektiv i zgjeruar për një numër të rritur konkurentësh. Play-off, atje, janë norma. E edhe futbolli është mësuar me idenë. Në Europë dy kampionate të një niveli të mirë e kanë zgjedhur këtë mundësi: ai belg e ai skocez, përvecse kampionate më të vegjël si Polonia, Andorra, Bjellorusia, Bullgaria, Qipro, Uellsi, Irlanda e Veriut, Izraeli e Maqedonia.

Në pjesën tjetër të botës spikasin turne me shembuj efikas si Meksika e Perùja. Në Itali, megjithatë, pavarësisht se në Serie B e C aplikohen (edhe pse me formulën e promocionit direkt për atë që është renditur më mirë në sezonin e rregullt), nuk po arrihet të ndryshohet një mentalitet i rrënjosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *