• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në mënyrë të papritur këngëtarja britanike

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja britanike nga Manchester, Denise Johnson, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare. Lajmi është konfirmuar pasditen e sotme nga një mik i saj në Twitter dhe më pas edhe nga familjarët. Denise njihej për vokalin e muzikës së lehtë e ritmike afro-britanike të viteve 1990-të, me grupin “Primal Scream” dhe albumin e tyre të famshëm “Screamadelica”. Prej një jave, thuhej se Denise Johnson ishte sëmurë, por të premten, pasi kishte folur me disa miq, këngëtarja kishte thënë se ndihej shumë më mirë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes. Pas lajmit të trishtë, edhe kolegia e grupit “Happy Mondays”, Rowetta, ka shprehur dhimbjen për Denise duke u ndalur te zëri i saj brilant:

“Lajm i trishtë. Kam kaq shumë kujtime nga Denise kur ishim të reja. Humbje e madhe për Manchester-in dhe për muzikën. Ngushëllime familjes dhe të dashurve”.

Këngëtarja kishte në plan të publikonte albumin solo më 25 shtator. E lindur në Manchester në vitet ‘60-të, Johnson u rrit nën ritmet e muzikës “reggae” dhe “ska”, të cilat ndikuan në karrierën e saj në për zhanret “dance” dhe “soul”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *