• |
ide | kryesore

Publikohen fotot nga propozimi i Brooklyn Beckham

-Instant, Paparazzi, Slider



Javën që lamë pas mediat u pushtuan nga lajmet se Brooklyn Beckham, 21 vjeç, është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe, teksa të dy publikuan disa foto kopertinash në rrjetet sociale duke na treguar unazën.

Madje “The Sun” ka zbuluar edhe shifrën marramendëse të unazës që 21-vjeçari i ka dhuruar të fejuarës së tij, e cila ka diamantë 5 karatësh dhe vlen 250,000 £.
Bëhet e ditur se këtë unazë Brooklyn e ka dizenjuar vetë për partneren e tij të zemrës, ndërsa lajmin e bukur e kanë ndarë më në fund edhe në rrjete sociale.
Së fundmi, çifti ka ndarë në Instagram disa foto nga momenti i propozimit, ku Brooklyn duket i ulur në gjunjë, duke na dhuruar disa emocione shumë të bukura, teksa fotot i kanë shoqëruar me dedikime romantike.
“Brooklyn ti je bota ime”,-ka shkruar Nicola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *