• |
ide | kryesore

Video/ Super Kulusevski, por Atalanta përmbys gjithçka: perlat e Malinovskyi e Gomez e kthejnë të dytën

-Instant, F1, Sport, Video



Atalanta e ka të vështirë në Parma, por në fund merr një fitore tjetër në Tardini, të 23 në kampionat, duke u kthyer sërisht proviziorisht në vendin e dytë. Zikaltrit fitojnë 2-1, pas një ore vuajtje të shkaktuar nga një super gol i Kulusevski në të 43′. Barazimi mbërrin në të 70′ me Malinovskyi në goditje dënimi, ndërsa vendosi Papu Gomez në të ’84’. Atalanta shënon golin e 98 në këtë Serie A dhe synon tani barrierën 100.

Atalanta është bërë vërtetë një skuadër e madhe dhe e tregon duke marrë tre pikë në Parma pas një prej ndeshjeve më të vështira të kampionatit të saj. Pavarësisht se në Tardini ishte Parma që bëri ndeshjen, skuadra e Gasperinit gjeti forca të fitonte. E bëri falë dy veprimeve individuale të Malinovskyi (që shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes dukale) e sidomos Papu Gomez, që në fund shënoi një gol spektakël.

Që për Atalantën nuk ishte një mbrëmje e lehtë u kuptua që në fillim kur Kulusevski goditi shtyllën, ndërsa Gollini u mundua të mbrohet sa mundi, duke u dorëzuar vetëm në minutën e 43, kur Gervinho shërbeu për Kulusevski, që shënoi me të majtën. Atalanta u fut në lojë atëherë kur nuk pritej: në të 70′ Malinovskyi, me goditje dënimi, e dërgoi topin në rrjetën e Sepe. Parma u trondit Atalanta jo dhe Papu Gomez në të 84, futi topin nën këmbët e Kurtic për të mposhtur më pas sërisht Sepe. Atalanta, tani në 98 gola në kampionat, tregon se është tmerrësisht efikase edhe kur nuk është e bukur si zakonisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *