• |
ide | kryesore

Halili zbrazet për titull: presidenti tregon trajnerin e ardhshëm dhe lojtarët për Champions

-Instant, F1, Sport



Kishte ruajtur sekretin deri ditën e dorëzimit të titullit kampion, por pikërisht në marrjen e trofeut nga presidenti i vendit Ilir Meta dhe ai i FSHF-së Armando Duka, numri 1 i Tiranës Refik Halili ka treguar gjithcka për skuadrën e sezonit të ardhshëm, duke nisur nga prezantimi në Champions me trajner… Emmanuel Egbo.

“Egbo ka pasur dëshirë që të vazhdojë të drejtojë skuadrën – zbuloi Halili -. Kemi bërë një pak që pas përfundimit të kampionatit të bëjmë një marrëveshje. Egbo do të jetë pjesë e Tiranës, do të jetë trajner. Do ulemi do të bisedojmë për çështjen financiare. Kam pretendime për t’i bërë mbështetje me staf më të shumtë. Do të jetë mirë për skuadrën dhe do t’i shërbejë më shumë skuadrës”.

Presidenti bardheblu ka bërë të ditur se brenda datës 10 do të kryhen edhe 4 apo 5 blerje të tjera, në vigjilje të prezantimit në Champions të Tiranës, por edhe në tentativë për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e ardhshëm. “Kemi arritur të bëjmë marrëveshje me shumë kujdes. Do të konfirmojmë Kobinën. Batha dhe Hoxhallari do të jenë pjesë e klubit tonë. Do të punojmë çdo ditë për të shkuar aty ku duam ne. Kemi folur me Majkëllin para 2 ditësh, i kemi bërë propozimin dhe besoj se do të arrijmë të bëjmë një marrëveshje për ta pasur pjesë edhe për një sezon tjetër” përfundoi Halili.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *