• |
ide | kryesore

“Kush i bën gjërat pa intriga, ia del”: Egbo pickon Tiranën ditën e titullit

-Instant, Sport



“Është një ndjesi, që nuk e përshkruan dot me fjalë. Është e jashtëzakonshme ajo që kemi arritur. Kisha dalë kampion edhe si portier, po kjo është një ndjenjë e veçantë. Me shpresën e Zotit, që na ndihmoi ia dolëm ta fitojmë titullin”. Me këto fjalë Emmanuel Egbo nis të tregojë emocionet e titullit kampion, të parin si trajner, por jo pa ndonjë fjalë pickuese ndaj atyre që e sulmuan në pankinën bardheblu

“Nuk e kisha menduar se do arrinim deri këtu, por kur unë vendos të bëj diçka, jap gjithçka me shpirt dhe me gjak, për ta bërë atë sa më mire – ka thënë nigeriani për SS pas ndeshjes -. Duke i bërë gjërat me pastërti dhe jo me intriga, ia del. Dua t’i falënderoj të gjithë pa përjashtime, që kanë punuar për të arritur deri këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *