• |
ide | kryesore

Kuvendi sot në seancë të diktuar nga masat anti-covid pasi 3 deputetë rezultuan pozitivë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, deputetët do të mblidhen sërish në seancë plenare, pavarësisht rregullave të diktuara për shkak të rasteve me COVID-19 që u shfaqën dje në Kuvend. Në seancën plenare do të miratohet një sërë projektligjesh, ndënëse mes tyre ishte parashikuar dhe aministia fiskale, e cila është shtyrë.

Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Ndërkohë Komisionet, parlamentare, Byroja dhe Konferencat e Kryetarëve do të vijojnë online dhe nuk do të mblidhen në sallat e Kuvendit.

Kutojmë se kjo javë e gjatë parlamentare parashikohet të mbyllet më 30 Korrik, kur është vendosur që deputetët të diskutojnë mbi ndryshimet kushtetuese, që kanë shkaktar një debat të fortë politik.
Nisma që parashikohet të hidhet për votim e që ka kaluar më parë në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, parashikon hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë në masën 2/3. Këto ndryshime mbështeten nga kryeministri Rama, por aspak nga opozita jashtëparlamentare, pasi argumentojnë se qëllimi i vetëm i Ramës është eliminimi i koalicioneve parazgjedhore. Opozita e Bashkuar ka prezantuar së fundmi propozimin për hapje 100% të listave e kandidatëve për deputetë, porse koalicionet parazgjedhore të mos preken dhe të ruhet formula ekzistuese e shpërndarjes së mandateve për deputetë. Për këtë propozim të fundit palët nuk kanë gjetur asnjë pikë ku mund të afrohen. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak nga dita e votimit, pritet që negociatat si publike, ashtu edhe në prapaskenë të jenë të ethshme.



1 Comment

  1. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *