• |
ide | kryesore

Nëntë tituj radhazi nuk i mjaftojnë Juventus të futet në 10 më të mirët: ja klasifikimi i brand-eve

-Instant, Sport



Juventus konfirmohet padron i Italisë, jo vetëm për shkak të titullit të 9 rdhazi, por në Europë gjërat janë ndryshe, edhe kur vjen puna e vlerës së brand-it të klubit. Kjo është ajo që zbulohet nga një studim që është publikuar nga shoqëria e specializuar Brand Finance, që ka ndërtuar klasifikimin e klubeve të futbollit në nivel botëror sipas vlerës së logos. Tre pozicionet e para janë të zëna tashmë rregullisht prej kohësh nga Real Madrid, Barcellona e Manchester United me një vlerë që arrin rreth një miliard e gjysëm dollarë.

Bardhezinjtë janë përsëri jashtë 10 më të mirëve, duke u pozicionuar në vendin e 11 me një vlerë prej rreth 676 milionë euro, të parakaluar edhe nga Liverpoool, Manchester City, Bayern Mynih, Paris Saint-Germain, Chelsea, Tottenham e Arsenal.

Skuadra e dytë italiane është Inter (e 14-ta, 466 milionë), ndjekur nga Milan (në vendin e 22-të me 215 milionë), Roma (në të 26-tën me 204 milionë), Napoli (i 29-ti me 188 milionë) e Lazio (në vendin e 42-të me 127 milionë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *