• |
ide | kryesore

“Të fal që më zgjove në 3.30 të natës”: Ferguson i dorëzon çmimin ‘Tekniku i Vitit’ dhe i kujton çmendurinë

-Instant, Sport



Sir Alex Ferguson Trophy. Vështirë të gjesh një emër tjetër cmimit që shkon për trajnerin më të mirë të vitit në Premier League, duke konsideruar që skocezi e ka fituar 11 herë kur drejtonte Manchester United. Këtë herë dyshimet mbi fituesin ishin pak, edhe pse Ëilder, tekniku i Sheffield United, ndoshta do ta meritonte. Por përpara një Premier të fituar pas 30 vjetësh, nuk diskutime. Kështu trajneri i vitit është Jurgen Klopp. Ceremonia është në distancë, për shkak të Covid, por në Sky Sports tregohet një episod nga ata që nuk harrohen.

Videomesazhi i parë është i Ferguson, që i dorëzoi idealisht cmimin gjermanit. Duke kujtuar edhe atë që sajoi Klopp pasi fitoi titullin… “Jurgen, fantastik. Fola për promocionin e Leeds pas 16 vjetësh, por të fitosh kampionatin me Liverpool pas 30 vjetësh është e pabesueshme. E ishte një fitore më shumë se e merituar, rendimenti i skuadrës ishte fantastik. Personaliteti yt shihet në cdo gjë që lidhet me klubin, besoj se puna jote ka qenë e mrekullueshme. E të fal që më zgjove në 3.30 të mëngjesit për të më thënë se fitove kampionatin, faleminderit akoma. Cmimi është i merituar, të lumtë”.

Klopp, nga ana e tij përgjigjet me një…letër dashurie për Sir Alex. “E di që të thuash dicka të tillë nuk është 100% e përshtatshme për një trajner të Liverpool, por unë e admiroj Ferguson. Edhe kemi darkuar bashkë. Nuk e di nëse ai e kujton, por unë po, sepse për mua ishte si të njihja Papën. Ishte dicka e mrekullueshme e që nga sezoni i parë jemi ndjerë mirë me njëri tjetrin. E kur e njoha nuk do ta kisha menduar kurrë se në duar do të kisha trofeun me emrin e tij”. E Ferguson nuk do ta kishte menduar kurrë se do të zgjohej në mes të natës nga një gjerman i lumtur e ndoshta edhe pak ‘në qejf’ …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *