• |
ide | kryesore

Vrasja e Emiljano Ramazanit, shoqërohet në polici “Loku” i Peqinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër person është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit pak ditë më parë në këtë qytet. Burime pranë bluve të këtij qyteti thanë se është shoqëruar një person rreth 30-vjeç me mbiemër Çollaku që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.

Ai është mik Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit. Mësohet se shoqërimi i tij ka ardhur pas këqyrjes së pamjeve filmike pranë servisit, ku ai shihet që vendos armën poshtë serbatorit të makinës.

Miku i tij Seit Manahasa vijon të jetë pas hekurave bashkë me babanë e tij Albert Manahasa. Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *