• |
ide | kryesore

Rihanna do të rikthehet në muzikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej disa kohësh, Rihanna është shkëputur nga muzika për t’u marrë me bizneset e saj por asnjëherë nuk ka harruar pasionin e saj të vjetër.
Që prej vitit 2016, nuk kemi dëgjuar më asnjë projekt të sajin muzikor por duket se pritja do të marrë fund!

Këngëtarja po sjell jo vetëm një këngë, por një album dhe i ka premtuar fansave se do të jetë flakë.
Albumi i ardhëm do të titullohet “R9” dhe ende nuk kemi një datë ekzakte për publikimin e tij.
Megjithatë, RiRi i ka premtuar fansave se do t’ia vlejë pritja e gjatë.

Në një intervistë për “Acces Online” ajo ka rrëfyer:
“Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.
E mbaj mend mirë ditën kur nisa punën për ‘Anti’. Ishte dita ime e parë në studio, pra ishte ende herët. Një paparac më kapi duke hyrë në studio dhe pas kësaj, fansat e mi prisnin me padurim publikimin. Në të kaluarën, unë e kam bërë një album për tre muaj, por tani nuk e kam luksin të bëj një gjë të tillë sepse kam edhe ‘fëmijë’ të tjerë.”- tregoi këngëtarja, duke nënkuptuar kompaninë e saj “Fenty”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *