• |
ide | kryesore

Misteri i ekzekutimit të taksistit në Fushë Prezë/ U qëllua 7-8 herë, por policia nuk gjeti asnjë gëzhojë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka ngritur mjaft mister ekzekutimi i një taksisti 71-vjeçar pasditen e së hënës në Fushë Prezë në dalje të Tiranës. Burime nga policia thanë për lapsi.al se i moshuari Avdulla Budlla është qëlluar 7-8 herë nga një distancë prej 2-3 metrash kur kishte qëndruar anës rrugës me automjetin e tij.

Ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje është se në vendin e ngjarjes policia nuk gjeti asnjë gëzhojë. Dyshohet se autorët kanë mbledhur gëzhojat pas krimit. Banorë të zonës thanë se kanë parë një automjet të lëvizë me shpejtësi të lartë.

I moshuari punonte si taksist drejt Rinasit në “të zezë”, por kjo është përjashtuar si pistë për momentin në lidhje me motivet e ngjarjes. Të njëjta burime thanë se është përjashtuar edhe tentativa e grabitjes pasi në automjet nuk mungon asgjë.

Mbetet ende e paqartë pse 71-vjeçari kishte parkuar në anë të rrugës. Nga verifikimet ka rezultuar se Abdulla Budlla nuk ka pasur precedent penal apo hasmëri. I moshuari është qëlluar me një kallashnikov. Nën hetim është vënë veprimtaria e 2 fëmijëve të tij, 2 prej të cilëve jetojnë në Itali. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *