• |
ide | kryesore

Vranë taksistin për nderin e nënës, 37 vjet burg për 2 vëllezërit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera që akuzohen për vrasjen e taksistit Avdulla Budlla në Rinas janë dënuar me 37 vite burg. Gjykata e Tiranës i ka dënuar dy të rinjtë për akuzën e vrasjes me paramendim. Ata e ekzekutuan taksistin 71-vjeçar, për një histori që ishte përhapur në fshat mes tij dhe nënës së tyre.

Para gjykatës ata thanë se ishin të rënduar psikologjikisht nga thashethemet që fliteshin në fshat. Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit 2021 në zonën e Fushë Prezës ku parkonte makinën çdo ditë.

Pranë tij u afrua një automjet tip “Volksëagen” që qëlloi disa herë me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penalë që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *