• |
ide | kryesore

Përzgjedhja e deputetëve/ PD surprizon me komisionin e vlerësimit më shumë sesa me kandidatët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sot Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e dytë të atij që udhëheqësia po e konsideron si procesin më të madh të demokratizimit të kësaj force 30 vjecare, por që në fakt deri më tani nuk ka sjellë ndonjë risi në emra dhe në cilësi prurjesh të reja. Faza e dytë u përmbyll me ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Ata janë ish presidenti Bujar Nishani, ish ministri në dy qeverisjet e PD-së Genc Ruli, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj, historiania Enriketa Papa, dhe profesori dhe opinionisti Mark Marku. Të gjithë në fakt janë emra të besueshëm dhe me integritet aq të fortë sa mund të përbëjnë më shumë lajm sesa ‘surprizat” që do të përzgjedhin.

Lexo me tej:

Kryesia e PD konfirmon 5 anëtarët që do përzgjedhin kandidatët për deputetë (EMRAT)

Ata do të bëjnë seleksionimin e mbi 2 mijë kandidatëve të propozuar nga baza për deputetë deri më 30 korrik kur përfundoi edhe faza e parë e këtij procesi. Lista që do të dalë prej Komisionit të Vlerësimit do të kalojë edhe në një sitë tjetër në atë të kontrollit të figurës dhe integritetit. Emrat që do të dalin fitues nga gjithë ky kalvar, në fillim të vjeshtës do të kalojnë sërish në bazë ku ata do të votohen sipas parimit një anëtar një votë i cili cakton përfundimisht edhe ata që do të garojnë si deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Por ndonëse organigrama e këtij procesi me disa faza është tejet demokratike, ndonëse anëtarët e Komisionit të verifikimit janë figura me integritet dhe që japin siguri për një proces larg ndikimit të njëshit, ashtu sikurse ndodhi në 2017, kur Basha i vendosi i vetëm në mesnatë listat e deputetëve sërish kjo lloj përzgjedhjeje duket se nuk i ka dhuruar PD figura të reja dhe as premton që të shtojë personalitete me theks të fortë opozitar por që nuk janë konformuar me atë që Aurel Plasari e ka quajtur si opozita zyrtare.

Deri më tani në media është raportuar përshëmbull lista e të propozuarve në një nga bastionet e demikratëve, në Shkodër. Por emrat që kanë dalë në 11-shen kryesore janë po të njëjtët mbi të cilin do të kishte vënë gishtin edhe Basha dhe mes të përzgjedhurve të tij të katër viteve më parë. Psh. emri i një prej figurave historike të PD-së dhe kundërshtare e fortë e Edi Ramës, Jozefina Topalli, ka humbur në morinë e mbi 150 të propoziarve. Frika është se sado në mënyrë demokratike të zhvillohet gara, sado e drejtë të jetë puna e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve, apo i pakontrolluar votimi një anëtar një votë, sërish, i gjithë ky kalvar disa mujor do të mbyllet pa surpriza.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Gjithmone do gjeni yckla. Nese I zgjidhte Basha do thonit e beri kryetari. Pastaj Jozefina ashtu si Patozi per inat te Bashes punuan e folen fort kunder edhe vet PD prandaj ka krijuar aq shume reaksion negative ne anetaret e PD sa veshtire te rikuperojne.Ata u vune ne sherbim te Rames dhe kjo nuk ka medyshje
    Levizja e PD eshte brilante

  2. Te thuash Topalli kundershtare e forte e Rames te vjen m vjelle. Ajo te pakten as si Imami nuk u tregua qe te pakten e mbylli gojen.

  3. Çdo ndryshim do pershendetur.Mjafton qe më ne fund levizi diçka.Demokracia eshte nje proces,proces qe fillon me demokratizimin e Partise,qe eshte bazë më pas edhe per besueshmerine e demokratizimit te Qeverise dhe te Shtetit,elementë qe i ka fshire pergjithmone drogaxhiu D’Rama tek PS-ja.Basha eshte shume më lart se drogaxhiu hajdut Edvin Escobar D’Rama,ne te gjitha drejtimet.Ata qe kan mbetur tani tek”Rilindja”,jan llumi i shoqerise shqiptare.Më thuaj me kë rri të them se cili je.Perderisa Krye”rilindasi” nuk ka integritet moral,pasonjesit gjithashtu.Familja qe eshte e shenjtë,tek D’Rama eshte shkerdhyer tre breza,tre breza bastardesh.Kjo shpjegon perse ai ka mbledhur rreth vetes njerez pa dinjitet,jashtqitjet e kombit shqiptare.Mjafton vetem gjyqi i humbur me Françesko Beketin,ku takspaguesit shqiptare duhet te paguajn afro 180 miliard Leke per tekat e drogaxhiut
    (qe duhet te ishte ne burg tani),qe te bindemi,se çdo shqiptare do te ishte më vlefshem si Kryeminister se drogaxhiu hajdut Edvin Escobar D’Rama.Dyshon kush per kete?Nese po,te thote se çfar vlerash ka drogaxhiu D’Rama.”Rilindasit pretendojn se D’Rama eshte orator,orator qe bën të bardhën te zezë,qe vjedhjen e tij ja faturon te tjereve.D’Rama edhe Gregun ja faturoi Kristaqit! Aftesia e vetme e demagogut më të madh të të gjitha kohrave,Hitlerit,aftesi qe i hapi rrugen per te ardhur ne pushttet,ka qenë oratoria.Hitleri demagog,Rama demagog,Hitleri perdorues droge,Rama gjithashtu, Hitleri piktor i deshtuar,Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,Rama gjithashtu!Merrni e zgjidhni!

  4. Artikull shkruesi keqedashes per PD . Me gjeje nje parti ne Shqiperi qe i perzgjedh keshtu si PD deputetet .Me ju te lapsit nuk meret vesh opozite mr qeverine mire se eshte detyre e medias per te mbrojtur interesin publik (kuptohet media e pavarur ) por ti beshe opozite opozites edhe kur veprimet e saje Jane demokratike eshte e PA pranusheme

  5. Topallin do t’ia kisha bërë dhuratë Patozit- Astrit, sepse ata janë në opozitë me opozitën. Pastaj , në koalicion me Ngjelën dhe Topin ish – president të kapnin 1 përqindshin për të dalë parti “ e parë” në garë me Skender gjinushin kryetar partie dhe akademie të arrinin majat e pashkelura.

  6. CV-ja e Enriketa Papes eshte impresionuese. E doktoruar ne Graz. Ka shkruar gjeresisht per ceshtjen e komunizmit ne Shqiperi. Perfaqesuese shume e mire e berthames intelektuale te se djathtes anti-komuniste. Duket sikur PD-ja e Lulit ka nje dobesi per historiane te ketij profili, kujtoj Gurakuqin dhe Vali Duken. Duhet te kishte me shume te tille dhe me pak Genc Rrula. Gjithsesi edhe pak ben diference, sepse tek ajo selia tjeter p.sh. njerez si keta do dukeshin si UFO.

  7. Risia e këtij komisioni që duhej të komentohej, është fakti se në PD tash e tutje duhet të hiqet dyshimi që listat i bën kryetari i partisë.
    Asnjeri nga këta të pestë , ndoshta veç Nishanit, nuk mund të konsiderohet si një funksionar i lartë i kësaj partie apo me ndonjë lidhje e varësi nga lideri Lulzim Basha.
    Nuk ka sepse komentohet Topalli sikur ajo duhej me doemos të ishte në epiqendër të PD.
    Ajo e pati shansin që para 7 vitesh që të konkuronte si lidere e PD, e zgjodhi rrugën e sulmeve ndaj Bashës e PD që e zgjodhi. Si antare e Këshillit të përgjithshëm të PD, ajo e ka të drejtën të votojë e të votohet si gjithë të tjerët.

  8. se kuptoj perse duhet te flisni per ekstremiste opozite te opozites zhelen jozefina topalli ajo i pati mundesite keto vite per te treguar se ishte oporzitare e mire por ajo si patosi u kthyen ne mbeshtetesit me te flakte te rames

  9. O Bushat dhe thua qe kane dale mbi 2000 propozime dhe thua pastaj qe nuk ka surpriza ne kandidate. I njeh gje qe 2000te kta ti qe nuk suprizohesh po ca ?

  10. E ke gabim. Topalli eshte kundershtare e Rames dhe pavaresisht se nuk e do Bashen, nuk mund te thuhet se ka bere lojra me kundershtarin si Patozi, Bode, Bregu etj. Topalli i ka dhene shume PD-se ndersa Basha ka marre shume prej PD. Topalli eshtr antikomuniste, eshte kunder Rames dhe me e spikatur se Basha ne kete aspekt, ishte e para qe denoncoi krimin ne parlament dhe rrjedh nga nje familje antikomuniste e me tradita.

  11. Basha nuk e zbardhi kurre biseden me Ramen!!!!
    Nuk i ze bese fare! Mumd te kene.marreveshje te dy dhe te.humbase PD.

  12. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

    Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

    Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *