• |
ide | kryesore

Dita e parë e punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, Basha jep një mesazh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes në ditën e parë të punës të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, duke theksuar se PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike.

Basha shkruan në Facebook, se ‘motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik’. 


MESAZHI I BASHËS 

Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.

PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik.
#ditëmëtëmira

5 Comments

  1. Ti e quan makineri por me duket se ke harruar vitin e prodhimit . Sa do e mirembajtur te jete nje çaf – çuf nuk krahasohet as me me te keqin e lokomotivave elektrike. Ndrysho model, ndrysho lenden djegse qe lokomotiva te dale e para , ato me avull jane ne muze tashme.
    Zgjidhni emra te paperseritur dhe te paperlyer , kandidatet te jene banor te zones perkatese . Mos beni qoka , perdorni trurin jo zemren .

  2. Kujdes mos te t’i vjedhin idete….!!!
    E sigurte se nje dite, nga ditet pa fund, do te vije….!!!
    Por, pasi te perfundojne procesin e perzgjedhjes, mos harro te besh edhe procesin e perzgjedhjes se vete Komisionit (Keshillit Politik qe po keni qejf me i thane keto kohera) dhe, procesin e perzgjedhjes se kryetarit (Liderit/ apo kryeministrit qe pret rradhen) te PD-se….!!!
    Mjerim….!!!

  3. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

    Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

    Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu