• |
ide | kryesore

“The Sopranos” dhe “Goodfellas” bashkojnë forcat për serialin e ri me gangsterë

-Instant, Paparazzi, Slider



Showtime është duke zhvilluar një serial të ri dramë që do të shkruhet nga Terence Winter dhe që është frymëzuar nga njohuritë e thella të Nicholas Pileggi lidhur me krimin e organizuar në Amerikë – ashtu siç është parë nga sytë e mafisë – bën të ditur Deadline.

Winter dhe Pileggi njëherësh do të shërbejë edhe si producentë ekzekutivë të serialit, të cilit akoma nuk i është caktuar titulli. Tashmë Showtime i ka dhënë dritë të gjelbër fillimit të projektit, mirëpo ka dhënë shumë pak detaje lidhur me ngjarjen. Megjithatë, pritet që të jetë një hit në zhanrin me mafia, duke qenë se dy skenaristët kanë suksese të mëdha në këtë zhanër nga e kaluara. Terence Winter ka qenë skenarist dhe producent ekzekutiv i hit serialit të HBO, “The Sopranos” (2000–2007), ndërsa ka fituar katër çmime Emmy dhe tre çmime WGA (Writers Guild Of America Awards). Njëherësh, në zhanrin me gangsterë, ai e ka realizuar edhe serialin “Boardwalk Empire” (2010-2014).

Nicholas Pileggi, i cili e nisi karrierën si gazetar, është më së miri i njohur si bashkëskenarist i filmave të Martin Scorsese, “Goodfellas” (1990) dhe “Casino” (1995).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *