• |
ide | kryesore

Historia e flirtit Meta – Veliaj dhe “lufta e hapur” që ka shpërthyer mes tyre

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Marrëdhëniet e Ilir Metës me Erion Veliajn kanë pasur ulje-ngritjet e tyre, por ato janë kushtëzuar (përgjithësisht) nga raportet që Rama ka pasur me Metën. Gjithsesi, nuk kanë munguar rastet kur mes kryebashkiakut të Tiranës dhe Presidentit të vendit ka pasur edhe përjashtime nga ky rregull. Madje ka pasur edhe momente të “afrimitetit” mes tyre që janë lexuar me xhelozi te njerëzit e Ramës të cilat do ti rendisim më poshtë.

Së fundmi mes tyre ka plasur një “luftë” e hapur pasi kreu i shtetit u rreshtua në krah të gazetares së Ora News, Beti Njuma pas publikimit të disa mesazheve shantazhese që Veliaj i kishte nisur pronarit të këtij TV, Ylli Ndroqi. Në një koment të gjatë në Facebook Meta shkruan: “Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti” – shkruan ndër të tjera Meta.

Kjo fjali është lexuar ndryshe nga Veliaj që iu përgjigj me një koment në Twitter duke i kujtuar videon e famshme “Meta-Prifti”.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me përmbajtje gjithë jetën! Suksese!”, – shkruan me ironi Veliaj.

Presidenca nuk e ka lënë me kaq dhe përgjigjen ia ktheu zëdhënësi Tedi Blushi që gjithashtu përdor tallje dhe ironi.

“Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për ‘tërmetet’ e Bablokut!”, shkruan Blushi.

Por si erdhën Meta dhe Veliaj në këtë pikë?

Raporti i tyre ra në sy kur Veliaj mori bashkinë e Tiranës për “lëshimet” që ky i fundit bënte për kërkesat e LSI-së në Këshillin Bashkiak. Ky bashkëpunim vijoi në mënyrë të paqartë edhe pas 2017-ës kur LSI doli në opozitë kur këshilltarë të ndryshëm, befas nuk u bindeshin urdhrave të partisë dhe bënin shumicën për të kaluar vendime siç ishte ai për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet.

Pavarësisht acarimeve që Meta kishte me Ramën nuk mungonin daljet në publik të Presidentit me Kryebashkiakun madje duke mos i kursyer edhe komplimentat për njëri – tjetrin.

E tillë ishte një tryezë për dhurimin e gjakut në korrik 2018 kur nuk munguan lajkat se të dy po “punonin për një kauzë më të rëndësishme se deklaratat politike”.

Në një intervistë që dha për emisionin “Opinion” pak muaj më pas, në 29 nëntor 2018, Meta ka rrëfyer edhe raportet e tij me kryebashkiakun e Tiranës duke i cilësuar “korrekte”.

“Kam raporte tepër korrekte me të gjithë. Dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një bashkëpunim institucional”, – është shprehur Meta duke shtuar: “Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive” – tha Meta.

Deklaratat e Metës e shtuan konfuzionin duke iu shtuar edhe qëndrimeve që mbante kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Në emisionin “Zonë e Lirë”, ajo nuk harroi të lavdëronte “punët e mira që Erion Veliaj ka bërë në Tiranë” edhe pse ato binin ndesh me linjën e opozitës.

“Përveç teatrit dhe Unazës së madhe që po e detyron Rama, për Veliajn nuk mund të thuash që nuk ka punuar. Erion Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet” – tha në atë kohë Kryemadhi.

Më herët ajo kishte pranuar në në emisionin “Real Story” se ishte “50% me 50% për të votuar pro kryebashkiakut aktual”.

Raporti i mirë i Veliajt me Metën doli edhe në disa raste të përplasjeve që ky i fundit kishte me Ramën. Mbahet mend që gjatë krizës që u parapriu zgjedhjeve të 2017-ës, Veliaj dhe Meta u panë në tavolinë duke pirë verë në praninë e disa gazetarëve.

Përçarja e parë e Veliajt me Metën ishin zgjedhjet lokale të 2019-ës. Edhe pse pa rival përballë, Veliaj bënte fushatë ku në njërin prej takimeve shigjetoi Metën dhe LSI-në.

“LSI nga një parti që u premtonte të gjithëve pune, tani që doli në opozitë, i la të gjithë pa punë. Madje po lë pa punë edhe presidentin e Republikës, që ishte i vetmi nga ajo parti që ishte në punë”, – tha Veliaj.

Më vendimin e Metës për të anuluar zgjedhjet, Veliaj mori “flamurin” e akuzuesit ndaj kreut të shtetit.

“Ky është autogoli politik më i rëndë që ka bërë ndonjëherë Meta në karrierën e tij”, – tha Veliaj duke shtuar se “qëndrimi më dinjitoz i ditës së nesërme të Presidentit të Republikës do të ishte dorëheqja e tij”.

“Pika që derdhi gotën” duket se ishte shembja e Teatrit Kombëtar. Vendimi i Metës për të dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje bëri që Veliaj ta krahasojë Presidentin me një kryetar komunaleje. Edhe pse vetë Rama nuk fliste në publik ato ditë, Veliaj duket se e mori me qejf detyrën e përballjes publike me akuzat.

“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!” Presidenti të mos bëhet brigadier komunaleje” – tha Veliaj në një prej aktiviteteve që iu shpërndanë medieve pas një vizite në Bovillë.

Pas shembjes së teatrit u duk se ra paqja, por nuk mungonin “thumbat” në distancë.

Në 28 korrik të këtij viti, jo pa ironi, Meta bëri një urim që kryebashkiaku ta kalonte sa më lehtë coronavirusin.

“Duke i uruar shërim sa më të shpejtë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj dhe shëndet të plotë familjes së tij, apeloj me forcë rëndësinë jetike të respektimit të protokolleve shëndetësore, si dhe rritjes së efikasitetit të masave mbrojtëse përmes ndërgjegjësimit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë COVID-19” – shkruante Meta.

Goditja e Ora News duket se shënoi një krisje të fortë mes të dyve pasi dihet që ky ekran ishte një kritik i fortë i kryebashkiakut të Tiranës dhe dashamirës i linjës së Presidentit. Teksa tashmë, të dy po nxjerrin inatet e vjetra duket se verës që dikur pinin bashkë i ka ikur aroma e “dashurisë dhe qetësisë”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Veliaj kunjë Metës, kujton videon me 7%: Ka lekët dhe historinë për të hapur median që dëshiron

VIDEO/ Ilir Meta tallet me servilizmin e Erjon Veliajt

Mos qeshni e ka thënë Monika: “Veliaj ka punuar, krimet e detyron Rama t’i bëjë”

Kryemadhi: Veliaj s’mund të them që s’ka punuar, mund të jetë kryeministër para zgjedhjeve

“Ftohja” e Erion Veliajt me Edi Ramën dhe “flirti” me Monika Kryemadhin

FOTO/ Rama dhe Veliaj lënë darkën të ndarë nga Meta dhe Vasili



11 Comments

  1. LAVIRE BULEVARDESH URASH E AEMAFORESH KUR BERISHA I THOSHTE TI RREGULLOHESH TEK PARUKJERJA POR PER HESP TE KUJT LAVIRE I POSHTER ANTI FAMILJE ATEDHE NJERZIM …………………..SEKT I KEQ………………

  2. Qytetet e piketuara nga Berisha për t’i bombarduar në ’97 në Jug, përgatiti 500 granata me lëndë helmuese. Pse dështoi operacioni dhe si u zhdukën dokumentet para largimit nga pushteti

    1. Operacioni deshtoi se i doli perpara mami jot me kembet e hapura dhe iu prish mendja. Kot nuk thone pac fatin e kurves

  3. Rikthimi i kobit të piramidave, nga njeriu që mbrojti skemat që grabitën miliona dollarë dhe çuan Shqipërinë në greminë

  4. Ja dhe nje foto ku shohim krejt ashiqare,
    se ky Lal Dhjeri nuk ka bosht kurriz fare,
    perkulet e zvarritet me fytyren hipokrit,
    nga mengjezi ne darke plot rrena perdit,
    as skuqet as zverdhet kur rrena leshon,
    ky Lali Dhjeri rrenacaku, ky Kameleon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *