• |
ide | kryesore

Hodhi foshnjën e pajetë/ Nëna tregon në polici se nuk kishte para për funeralin

-Instant, Lajme, Të fundit



Trupi i pajetëi një foshnjeje u gjet e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni e mbështjellë me një çarçaf dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen “Ali Demi” mbrapa marketit të vjetër.
“Policia ka ardhur rreth orës 1 e gjysmë. Ishte kutia, brenda në kuti ishte fëmija dhe ishte mbështjellë edhe me çarçaf dhe ishte shkruajtur seksi mashkull”, deklaroi njëra nga banorët e zonës për Report Tv. Bebja kishte lindur i vdekur në muajin e 7 të shtatzanisë dhe është hedhur në kazanat e mbeturinave. Nëna e foshnjës së pajetë është identifikuar 32 vjeçarja me iniciale H. M.

Pasi u shoqërua në polici, e ëma e foshnjes ka deklaruar se nuk kishte para për të paguar funeralin, prandaj e ka lënë atë në koshin e mbeturinave.



2 Comments

  1. Po pse e more nga spitali, apo nga sedra e semure e katunarit dhe pastaj e hedh ne plera. Na fal o zot çfare mban ky vend.

  2. Po si ka mundesi qe nuk tregoni nga e moret vesh qe eshte 7 muajsh dhe si u gjet e ema? Mesa kam pare nga numri i users-ave (12) ketu jane te pakten 12 gazetare. Dilema ime eshte se nese do e vendosnit kete lajm ne “newsroom”, a do e kuptonin te gjithe gazetaret tuaj qe ka kapercime te tmerrshme narrative. Duke ju falenderuar qe e tregoni shume mire sesi qeveria e neperkemb qytetarin, do ishte mire sikur t’i respektonit pak me shume edhe ato qe ju lexojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *