• |
ide | kryesore

Lazio e priste, Sociedad e prezanton. Tare i tërbuar: “Pres shpjegime”

-Instant, Sport



Tërbimi në shtëpinë e Lazios është në nivelet më të larta. David Silva, në mbrëmje vonë, tradhëtoi akordet verbale e premtimet e ka firmosur me Real Sociedad. Igli Tare, drejtori sportiv bardhekaltër, ka dërguar një mesazh të qartë si për ish-lojtarin e Manchester City, ashtu dhe menaxherin e tij. Sipas Corriere dello Sport, Tare e ka komentuar situatën me fjalët: “Pres që Silva e menaxheri i tij të bëjnë një deklaratë zyrtare”.

Lazio shpresoi gjatë, por në fund erdhi dushi i ftohtë: David Silva, pasi zgjidhi kontratën me Manchester City, firmosi një dy vjecare me Real Sociedad. Në javët e fundit, bardhekaltrit kishin shtuar kontaktet me spanjollin, duke i ofruar një tre vjecare, por më pas lojtari ndërpreu komunikimin: Tare priste një përgjigje, por ndërkohë rruga e zgjedhur nga Silva nuk ishte drejt Serie A, por për në Spanjë.

MESAZHI PËR CITY: “CITIZENS SA TË JEM GJALLË”
David Silva largohet nga Manchester City pas 10 sezonesh të jashtëzakonshëm. “Jam ndjerë mirë, do të jem një Citizens sa të jem gjallë” ka thënë kampioni. Klubi, përmes presidentit Khaldoon Al Mubarak, ka lajmëruar se do ti deidkohet një statujë jashtë Etihad Stadium që do të jetë gati në 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *