• |
ide | kryesore

Vrasja e 23 vjeçarit në Shkodër/ Sherri nisi për vendin e parkimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Sherri që i mori jetën Gledis Krajës në Shkodër, nisi për parkimin e një kamionçine në lagjen ‘Qafëhardhi’ dhe perfundoi me vrasjen aksidentale të 23-vjeçarit. Autori i krimit është Stjuart Smakaj i cili është arrestuar nga FNSH-ja. Në momentin e arrestimit, Stjuart Smakajt iu gjet edhe arma me të cilën kreu vrasjen.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim edhe babai i Stjuart Smakajt, i cili dyshohet se i ka ndihmur për t’u larguar.

Gjithçka nisi kur autori i dyshuar i vrasjes Stjuart Smakaj u konfliktua me shoferin e kamionçinës që i solli mobiljet që ai vetë kishte porositur.

Situata është përkeqësuar kur në debat është përfshirë edhe pronari i mobilerisë.

Viktima, Gledis Kraja ka shkuar në përkrahje të shokut të tij Smajes, i cili në një moment është larguar për t’u rikthyer me një kallashnikov në dorë.

Dëshmitarë të ngjarjes thanë në polici se shoferi i kamionit dhe pronari i mobilerisë janë larguar me shpejtësi me makinë, kur panë Smajen të armatosur.

Ai qëlloi me breshëri automatiku duke lëshuar 18 plumba drejt tyre. Fatkeqësisht një plumb ka goditur pranë qafës edhe shokun e tij Gledis Kraja, i cili ndodhej në një automjet të llojit Ford.

Viktima Gledis Kraja dhe autori Sebastian Smakaj ishin të dy sportistë. Kraja merrej me futboll ku ka luajtur në ligat amatore, por edhe Vllazninë, Adën dhe Velipojën./ Tv Klan



6 Comments

  1. Rinia ne shqiperi eshte rrotkarizuar nga mospasja e shtetit dhe institucionet qe edukojne dhe parandalojne krimet. Nga mungesa e gjykatave dhe ndeshkimit. Nga ekonomia e dobet dhe korrupsionit te larte. Nga qindra sekte fetare te paregjistruara qe ushtrojn ektivitet ne menyre te paligjshme. Nga perdorimi i drograve dhe trafiqeve, e sa te duash nga keto. Me pak fjale nje rrotkarizim total.

  2. Komenti i mesiperm fatkeqsisht eshte i vertet…………… ne nje qytet te vogel terhoqa cash ne ATM e nje banke dhe pas meje priste nje cun i ri me tatuazhe, i palestruar qe sdinte ca shifre te shenonte, as shkrimin ne ATM nuk e lexonte dot. Ishte i gatshem per ca do lloj partie, pazari droge, pune te piste…. dhe si puna e tij jane me mijra ne Shqiperi,,,,, kontigjent rrotkarizimi

  3. Komenti i mesiperm eshte i vertet…………… ne nje qytet te vogel terhoqa cash ne ATM e nje banke dhe pas meje priste nje cun i ri me tatuazhe, i palestruar qe sdinte ca shifre te shenonte, as shkrimin ne ATM nuk e lexonte dot. Ishte i gatshem per ca do lloj partie, pazari droge, pune te piste…. dhe si puna e tij jane me mijra ne Shqiperi,,,,, kontigjent rrotkarizimi

  4. Sa pak kushton jeta e nje njeriu. Vihet ne kander me nje vend parkimi.
    Me e vecanta eshte se kamioni paska sjelle mobiljet qe ai vete kishte porositur. A e imagjinoni cfare niveli ?…..

    Rezutati:
    1. Me shokun hyri ne hasmeri familjarisht. Gjithe jeten me koken mbrapa, si fis.
    2. Vete, bashke me baben do shkoje ne burg.
    3. Kuptohet mama dhe dashnorja do shofin punen e tyre…
    4. Kur te dalin nga burgu, ku te gjejne vrime te futen, se miku nuk ja fal kollaj gjakun.
    5. Dy a me shume jete te humbura kot.

    Nuk ka te beje ketu as politika, as ana ekonomike, as prejardhja, as….. Eshte thjeshte ADN idioti.

  5. epo vazhdoni ta quani parkimin “konflikt per motive te dobeta!

    JO!
    Parkimi, motra, te shikuarit shtrember, dashnorja, etj., nuk jane më “motive te dobeta” por motive shume te forta te nje rinie pa identitet kombetar e civil, pikerish ashtu sic Partija jone Heropinike e deshi qe perpara 35 vjetesh, kur ngjizi “NJERIUN E RI”.
    Keta jane pra njerezit e rinj….

  6. Mos pasja e prespektives tek te rinjte ne nje vend si yni çfare nuk sjell. Akoma ne shqiperi thiret shoku per te zgjidhur konflikte banale kur shume mire mund ti biesh129. Do thote dikush ketu qe policia eshte e pa afte dhe nuk zgjidh gje, por te pakten nuk agravon situaten duke u acaruar dhe konfortuar fizikisht per banalitete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *