• |
ide | kryesore

Juventusi i ri krijohet në Londër: Paratici sakrifikon Alex Sandro për ‘sulmuesin e maskuar’

-Instant, Sport



Mision anglez per Fabio Paratici. Drejtuesi i lartë i bardhezinjve fluturoi në Londër për të ndërtuar disa bisedime merkato me klube të ndryshme të Premier League. Në vecanti, në axhendë është një takim i rëndësishëm për Wolverhampton, për të sqaruar situatën e Raul Jimenez, sulmuesi në majën e listës së dëshirave të Juventus. Për të bindur Wolves të ulin cmimin e meksikanit, bardhezinjtë janë gati të vendosin në tavolinë Alex Sandron.

Në këtë sesion merkato, Paratici është i detyruar të bëjë ‘akrobacira’ për të revolucionarizuar skuadrën. E para se të provojë të bëjë ndonjë goditje në hyrje, idea është të shesë. Shitje ose shkëmbime, duke tentuar të reduktojë investimin në para për të rinuar organikën, të ulë pagat e të afrojë në skuadër lojtarë të vlefshëm për idetë e futbollit që ka Pirlo. E pikërisht në këtë aspekt, Paratici do të kërkojë të perfeksionojë tratativa krijuese e mbi të gjitha operacione kyce në dalje për të planifikuar lëvizjet e ardhshme.

Në detaje, objektivi kryesor i Juventus mbetet Raul Jimenez. E pas kontakteve të shumta me agjentin Jorge Mendes, për të arritur shënjestrën Paratici është gati të fusë në tratativën me Wolves lojtarë të rëndësishëm. Nga Alex Sandro tek Douglas Costa, duke kaluar nga Aaron Ramsey, Rugani e Romero. Pedina tashmë disi jashtë projektit, por sidoqoftë të domosdoshëm për të provuar të ridimensionohet investimi e për të zgjidhur cështjen e sulmit, me Higuain në dalje. Juventusi i të ardhmes nis të marrë formë në Londër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *