• |
ide | kryesore

Rihanna kthen në meme Donald Trump me gjestin e fundit të Melania-s

-Instant, Paparazzi, Slider



Melania Trump e bëri sërish internetin të ziente, sepse bëri atë që di të bëjë më mirë – vendosi në siklet për të disatën herë Presidentin Trump. Teksa çifti presidencial po zbriste nga avioni së bashku me djalin e tyre, Baron, Donald u mundua t’i kapte dorën bashkëshortes. Ndërsa Melania nuk ia dha, por shtrëngoi çantën e saj Hermes Birkin që mbante në dorë. Të shumta kanë qenë reagimet online, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga personazhet e njohur. Ndër të parët që ka reaguar ka qenë reperi 50Cent.

“Ajo nuk dëshiron ta kapë dorën e tij. LOL”, -ka shkruar 50Cent përkrah videos virale.

Pa reaguar nuk ka mbetur as Rihanna, e cila e ka shprehur hapur prej kohësh mospëlqimin ndaj Trump. Pak ditë më parë, Riri shpërndau një foto ku me grafiti ishte shkruar “Fuck Trump”, këtë gjë e kishte quajtur art. Ndërsa videon ku Zonja e Parë refuzon dorën e tij, këngëtarja e ka shpërndarë me në sfond këngën e saj “Needed Me” dhe në mbishkrimin e videos shkruan: “Melania-s i pëlqen arti”, duke e shoqëuar me hashtagun #78, duke nënkuptuar që amerikanët i ndajnë vetëm 78 ditë nga zgjedhjet.

View this post on Instagram

Melania likes art. #78days

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on



1 Comment

  1. Ky tipi nuk ditka as anglisht. Si mund te thuash ” She don’t want…..”?! Ku i gjeni mor lapsi mor aman? Nuk j’u mjaftojne hajvanet e Shqiperise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *