• |
ide | kryesore

Rita Ora dhe UNICEF organizojnë ankand online për dhurimin e fondeve

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rita Ora, pak javë më parë mbajti një koncert live për UNICEF-in, përmes së cilit fansat që e ndoqën patën mundësinë të dhurojnë para për njerëzit e prekur nga kriza e COVID-19.

Tashmë UNICEF përmes platformës Wishio do të organizojnë një fond dhurimi online bashkë me Ritën, ku një nga dhuruesit i përzgjedhur si fitues në mënyrë rastësore, do të kalojë një pasdite me kengetaren.“Rita Ora dëshiron të pijë një çaj me ju.Një fitues me fat do të ketemundësinë që të rri me Ritën përmes videos, dhe të ketë një bisedë të mirë me thashetheme teksa shijon një çaj.Për më tepër, Wishio do t’i dërgojë fituesit një çantë luksoze të mbushur me gjëra të ndryshme verë dhe ëmbëlësira gjatë bisedës me Ritën.Për tu shoqëruar me Ritën, gjithçka që duhet të bëni është të dhuroni për organizatën e saj bamirëse të preferuar, UNICEF. Mos harroni, 100% e donacioneve tuaja shkojnë për bamirësi, dhe të gjithë kanë një shans të drejtë dhe të barabartë për të fituar! Paç fat!”, shkruan platforma Wishio në faqen e tyre.Ndërkohë Rita përmes një video të hedhur në InstaStory, ka njoftuar fansat e saj për fushatën në fjalë. “Hej të gjithëve, unë jam Rita Ora, dhe si një ambasadore e UNICEF-it, unë jam duke mbledhur para për personat e prekur nga kriza e COVID-19. Ajo çfarë duhet të bëni është të dhuroni diçka për të pasur një shans të pini një çaj me mua. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, paratë shkojnë 100 për qind për bamirësi. Faleminderit për të gjitha dhurimet tuaja”, ka thënë këngëtarja përgjatë videos.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *