• |
ide | kryesore

Njihuni me kauzën e stilistit libanez për t’i ardhur në ndihmë Beirutit

-Instant, Paparazzi, Slider



Disa personazhe të famshëm janë shfaqur në profilet e tyre në rrjete sociale me disa bluza T-shirt që shkruajnë: “Rise from the ashes” – (Do të ngrihemi nga hiri).

Bluzat mbajnë firmën e stilistit të famshëm libanez Zuhair Murad dhe kjo është një nismë e tij për t’i ardhur në ndihmë Bejrutit pas tragjedisë së 4 gushtit, ku qindra njerëz mbetën të vrarë e mijëra të plagosur.

Duke i ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë iniciativë, në mënyrë që të ndihmojnë banorët e Bejrutit që kanë humbur shumë në shpërthimin e pak javëve më parë, Murad u ka kërkuar miqve të tij të njohur ta ndihmojnë në ndarjen e mesazhit. Ndër të parat që e kanë mbështetur nismën, kanë qenë: Sofia Vergara, Alessandra Ambrosio, Courteney Cox, Shanina Shaik etj.

100% e fitimeve nga këto T-shirte që janë limited edition, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tragjedia.

“Së bashku ‘Do të ngrihemi nga hiri’”, -ka shkruar stilisti, duke u bërë thirrje të gjithëve të ndihmojnë popullin e Bejrutit duke u bërë pjesë e kësaj nisme.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *