• |
ide | kryesore

Cavani e ekzagjeron me pagën e kërkuar: Benfica thotë “jo” e ndërpret tratativën

-Instant, Sport



Dështon transferimi i Edinson Cavani tek Benfica. Operacioni, sipas asaj që bën të ditur shtypi portugez, është ndërprerë për shkak të kërkesave ekonomike të uruguajanit, që kishte fluturuar në Lisbonë së bashku me përfaqësuesit e tij, të cilat janë konsideruar të ekzagjeruara nga drejtuesit luzitanë. Sipas ‘A Bola’, vëllai-agjent kishte kërkuar një pagesë prej 10 milionë në vit për një kontratë tre vjecare, propozim i papranueshëm për Benfikën, që ka mbyllur menjëherë tratativën.

Përballë një oferte prej 8 milionë në vit për tre vjet, qendërsulmuesi uruguajan e stafi i tij kanë pretenduar më shumë. Vetëm se 10 milionë euro, kanë qenë shumë për klubin portugez. Me kontratën me PSG që përfundoi në fund të qershorit, Cavani vendosi të largohej menjëherë nga Parisi pa luajtur në Champions League e është i lirë tashmë me parametër zero. Tani menaxherët e tij janë duke u munduar të rindërtojnë raportet me Atletico Madrid me shpresën për ta cuar në Spanjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *