• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi/ Shtëpia e Bardhë zbulon datën e takimit në Washington

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot, ka konfirmuar se takimi në mes Kosovës dhe Serbisë i paralajmëruar të mbahej me 2 shtator në Washington është shtyrë për datën 4 shtator.

Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Ëashington për datën 4 shtator. Bisedimet janë shtyrë për dy ditë për shkak të agjendës”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Më tej ai ka shtuar se SHBA-ja mezi pret vazhdimin e bisedimeve, duke specifikuar se temat ekonomike janë baza drejt avancimit në procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin këto bisedime të rëndësishme në mes të presidentit Vucic dhe kryeministrit Hoti. Ne besojmë që progresi në ekonomi, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike janë hapat e parë drejt avancimit në procesin e paqes”, ka përfunduar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *