• |
ide | kryesore

Messi, vendimi brenda javës: nuk është i bindur nga projekti Koeman

-Instant, Sport



Cështja Messi mban në ankth gjithë ambjentin blaugrana. Në Katalonjë presin që kapiteni të marrë vendimin e tij brenda gushtit, duke qenë se në 30 skuadra do të rinisë përgatitjet. Frika për të humbur numrin 10 është rritur dhe sipas Mundo Deportivo e Sport, të përditshmeve katalanase, Messi nuk i beson prespektivës së ardhshme të klubit: nuk është bindur nga projekti Koeman e nuk ka pëlqyer aspak spastrimet që po kryejnë drejtuesit mbi gardën e vjetër barceloniste.

Në këtë këndvështrim, me një Messi që po sheh rrugën e daljes për shkak të veprimeve të klubit, Bartomeu mendon të luajë një kartë për të zbutur zemërimin e argjentinasit dhe ta bindë të qendrojë tek Barcelona. Lautaro Martinez është sulmuesi i kërkuar nga vetë Pleshti dhe ardhja e tij mund ta mbajë kapitenin akoma në Katalonjë. Kështu, me indikacion të presidentit Bartomeu e me mbështetje të plotë të Koeman, Barcelona ka dhënë sinjalin se do të kthehet në sulm për sulmuesin e Inter.

Klauzola e argjentinasit, shkruhet në Barcelonë, nuk mund të konsiderohet një mburojë e pakapërcyeshme: 700 milionët prapa së cilëve është pozicionuar Bartomeu janë përshkruar si thjesht teorike sepse nëse Messi do të manifestonte haptas vendimin për t’u larguar, e vetmja zgjidhje e mundshme do të ishte ajo e zgjedhur në 2018 nga Florentino Perez me Ronaldo. Tani për tani, gjithçka është në heshtje. Por është një heshtje që i frikëson gjithnjë e më shumë në Katalonjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *