• |
ide | kryesore

Dy faturat e kripura të Maguire: 70 mijë euro në pesë orë në bar, 100 mijë për të evituar tre vjet burg

-Instant, Sport



Të shkosh në Greqi me pushime, të paktën në këtë verë, duket pak problem për lojtarët. Pjesa më e madhe e tyre shqetësohet për mundësinë e infektimit me koronavirus, por ka edhe nga ata që përfundojnë të arrestuar për sherr. Harry Maguire, kapiteni i Manchester United, ka patur ditë të komplikuara në Mykonos, ku është ndaluar nga policia vendase e pastaj është lëshuar pas një sherri me disa turisti.

Për në Angli nuk flasin vetëm për sherrin, por edhe për financat e shpenzuara në ditën e cmendur ngë Maguire. The Sun bën të ditur se mbrojtësi dhe miqtë e tij kishin arritur të shpenzonin 70miljë euro në harkun e 5 orëve. Grupi, ku bënte pjesë edhe mesfushori i Chelsea Ross Barkley, ylli i reality në Angli Chris Hughes, kampioni i biliardos Judd Trump e i vëllai i Maguire, Joe, janë lëshuar mes verërave të shtrenjta e aragostave, pa i vënë mend faturës.

Ndoshta do të kishin bërë mirë ti kursenin ato para, duke qenë se, sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, nata greke mund ti kushtojë rëndë Maguire. Zëvendë -presidenti i shoqatës së bareve të Pireut ka shpjeguar se nëse shpallet fajtor, mbrojtësi rrezikon deri në tre vjet burg. Ose mund të paguajë gjobën, që vërtitet rreth 100mijë euro. Për të është vetëm një javë rrogë, thekson tabloidi, por portofoli është i fundit tani që ka rëndësi për Maguire, që rrezikon të humbasë edhe shiritin e kapitenit të United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *