Opozitari rus Navalny nuk është në rrezik vdekjeje, por situata e tij është e rëndë.
Analizat klinike të politikanit opozitar rus Aleksej Navalny flasin për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj “gjendja e tij shëndësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën”.
Mjekët e spitalit Charité në Berlin mendojnë se Navalnyn ndoshta e kanë helmuar me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës.