• |
ide | kryesore

Laporta trondit nga themelet Barcelonën: “Kam frikë se Bartomeu do ta shesë Messin”

-Instant, Sport



“Kam frikë se Barcelona ka qëllim të shesë Lionel Messi, e do të ishte një gabim historik”. Joan Laporta, ish-presidenti i Barças në kohën e artë të Guardiolas e tani kandidat për tu rikthyer në krye të klubit, hidhet në sulm. Në një postim plot polemika në Twitter, ish-numri 1 i blaugrana e ka nisur me situatën e Suarez, pas lajmit të dhënë nga mediat spanjolle sipas të cilave tekniku i ri Ronald Koeman i ka komunikuar në telefon uruguajanit se nuk bën pjesë në planet e tij. “Ti thuash në telefon Suarezit se nuk duhet më është mjë akt burracakërie”, ka gjykuar ashpër Laporta.

Ndërkohë, përtej fushatës elektorale brenda klubit Barcelona, Messi vazhdon ti bëjë klubet të ëndërrojnë: Espn pretendon se Manchester City, i drejtuar nga Guardiola, ka nisur të bëjë llogaritë për blerjen e numrit 10 argjentinas, por në betejë janë gati të përfshihen edhe Inter, Juventus e PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *