• |
ide | kryesore

“Nëse do të shënonim të parët, do ishte ndryshe”: Halili hedh sytë tani nga Europa League

-Instant, Sport



“Fati nuk ishte me ne, Unë jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm”. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin për eleminimin nga Champions League, pavarësisht se skuadra e tij ka treguar një nivel të lartë dhe shkoi jo në pak raste pranë golit. “Kur ka humbje ka dhe mërzitje. Ka gjëra që nuk shkojnë mirë. Në qoftë se do të kishim shënuar ne golin, do qe tjetër simfoni. Për ne si klub e rëndësishme ishte paraqitja dinjitoze”, u shpreh Halili.

E ardhmja tani është në Europa League, ku ambicja është sigurisht futja në fazën e grupeve. Në fakt një performancë e tillë e rëndësishme si kjo kundër kampionëve të Serbisë e bën Halilin optimist: “Në ndeshjet e ardhshme që do të kemi do të jemi me kontingjent më të madh lojtarësh, të cilët vijnë këtë javë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara. Fati nuk ishte me ne sot”, përfundoi numri 1 i klubit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *