• |
ide | kryesore

Suarez ishte i pari: ja emrat e që Koeman po spastron nga Barcelona

-Instant, Sport



Në fillim ka informuar Suarez që nuk do të ishte më pjesë e projektit. Pastaj thërriti Rakitic, Vidal e Umtiti duke i komunikuar të njëjtën gjë. Tek Barcellona, me pak fjalë, ka nisur revolucioni e Koeman po merret personalisht. Që organika blaugrana ishte tashmë e vjetëruar ishte mendimi i të gjithëve, pas sezoneve të fundit, por tani, me ardhjen e teknikut hollandez ka nisur veprimi. Sot, Koeman ka patur një bisedë për rreth gjysëm ore me Busquets, duke e informuar për faktin se nuk do të jetë më qendra e mesfushës së Barças, duke ia besuar rolin bashkëkombasit të tij De Jong,

Lamtumira e Suarez, miku i madh i Messi ashtu si Neymar, dhe e Vidal, që Leo e kishte sponsorizuar në periudhën kur ishte tek Bayern Mynih, nuk duken baza më e mirë për të bindur kampionin argjentinas të qendrojë, edhe pse ikja e Suarez po e shtyn Barcelonën të nisë sulmin vendimtar për Lautaro Martinez, një nga të preferuarit e Messi.

Pavarësisht një organike që, në këtë moment, në sulm ka përvec Leos, prezencën e Dembélé, Griezmann, Pedri, Ansu Fati, Coutinho e Trincao, zëvendësuesi natyral i Suarez, për Barçan, është e mbetet Lautaro. Palët janë të bllokuara në ofertën prej 70 milionë plus Junior Firpo e kërkesa është të paktën 85 milionë cash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *