• |
ide | kryesore

Elsa Pataky: Martesa me Chris Hemsworth nuk është e përsosur

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja spanjolle Elsa Pataky  ka folur për martesën me Chris Hemsworth në një intervistë për revistën australiane “Body & Soul”.

“Është qesharake se si njerëzit mendojnë që jemi një çift i përsosur”, ka thënë ajo. “Kemi pasur ulje – ngritje, por ne po vazhdojmë të mbajmë lidhjen tonë. Unë mendoj se një lidhje është punë e vazhdueshme. Nuk është e lehtë”.Megjithë mundimet e tyre, Pataky thotë, “Unë gjithmonë përpiqem të shoh gjërat pozitive”, dhe vë në dukje se ajo dhe Hemsworth u lidhën së pari me dashurinë e tyre për palestër.“Chris dhe unë duam të bëjmë më shumë sport dhe të ushqehemi shëndetshëm. Ne i kemi marrë fëmijët në surfing, të kenë hobi jashtë e jo në rrjete sociale apo kompjuterë”, thekson ajo.Elsa ka treguar gjithashtu se asaj dhe fëmijëve i pëlqejnë aktivitetet e ndryshme dhe kanë eksploruar çdo gjë deri më tani.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *