• |
ide | kryesore

Nga Partizani tek Napoli, “një ëndërr e bërë realitet” për Rrahmanin

-Instant, Sport



Amir Rrahmani është tashmë një lojtar i Napolit. Ish-qendërmbrojtësi i Partizanit, që tek të kaltrit u transferua nga Verona, është prezantuar në konferencën për shtyp bashkë me blerjen më të shtrenjtë të klubit Osimhen: “Të mbërrij tek Napoli është një ëndërr që u bë realitet – ka thënë kosovari -. Në të kaluarën kam luajtur edhe si i jashtëm në mbrojtje. Jam plotësisht në dispozicion të teknikut. Nuk kam shënuar kurrë në Serie A pavarësisht shumë goditjeve të bëra, shpresoj të kem më shumë fat në këtë sezon. Në Verona kam kaluar një sezon të rëndësishëm e jam i lumtur për sa kam bërë. Napoli u interesua që pas 2-3 muajsh nga fillimi i kampionatit, flisnin me menaxherin tim, ishte zgjedhja ime e parë e nuk mendova tjetër”.

Osimhen, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të kaltër, nga grumbullimi në Castel di Sangro ka deklaruar: “Isha skeptik për Italinë për shkak të racizmit, por Napoli nuk është kështu. Vizitova qytetin vetë dhe këndvështrimi im ndryshoi. Me ngrohtësinë e tifozëve do të kaloj gjithcka. Presidenti e trajneri janë treguar si prindër për mua, më dhanë këshilla të cmuara për të më bërë të ndihem mirë, si në shtëpi. Janë vërtetë një klub i madh, për mua përfaqëson një kapërcim në kualitet. Ka yje si Insigne, Mertens, Koulibaly, nuk më interesojnë shifrat, por të jap më të mirën e klubit “.

“Më pëlqen të luaj si qendër, por mund të luaj në cdo rol e jam i lumtur që jam në Napoli me shokë fantastikë – ka vazhdua Osimhen – Më erdhi keq për ndalimin e kampionatit në Francë, kam vazhduar të punoj në shtëpi. Rivaliteti me Juventus? Po, më kanë thënë e pastaj kamë marrë shumë mesazhe nga tifozër e më pëlqen të përgjigjem. Unë kam ndërmend të ndihmoj skuadrën e të shënoj edhe kundër tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *